Flakët përfshijnë një arë në Dajç të Shkodrës

Flakët përfshijnë një arë në Dajç të…

Një tjetër vatër zjarri është raportuar në zonën e Dajçit të Shkodrës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke bujqësore.

Nga pamjet e siguruara nga JOQ Albania shihet se zjarri ka përfshirë arën, ndërsa tymi është përhapur në zonën përreth.

Vatrat e zjarreve vijojnë të shfaqen në zona të ndryshme, duke vënë në rrezik sipërfaqe bujqësore, banesa dhe pasuri të qytetarëve.

Në Dajç, banorët mbeten në pritje të ndërhyrjes për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqet përreth.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit