Flakët përfshijnë pavionin e kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës

Flakët përfshijnë pavionin e kirurgjisë në Spitalin…

Pavioni i kirurgjisë i spitalit të shkodrës është përfshirë nga flakët përpara disa minutash. Mësohet se zjarri të ketë rënë në dhomën e një prej mjekëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin kur është konstatuar rënia e zjarrit pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në reparte të tjera të spitalit. Dyshohet se shkaktarë për rënien e zjarrit ka qenë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe ka shkaktuar një shkëndijë elektrike.

Energjia është stakuar dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen zjarrëfikësit për të neutralizuar flakët. Në lidhje me ngjarjen policia ka dhnë njoftimin paraprak.


Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit