Zjarri që ka përfshirë fshatin Gojan i Madh të Pukës vijon prej ditës së djeshme, ndërsa flakët kanë hyrë edhe në zonën e banuar, në lagjen Pepaj.
Situata paraqitet mjaft problematike, pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar djegien e katër banesave, duke detyruar edhe evakuimin e banorëve.
Por pavarësisht përhapjes së flakëve, një pamje e veçantë ka tërhequr vëmendjen e një banori të zonës: një kryq prej druri të thatë ka mbetur i padëmtuar nga zjarri.
Për momentin zona mbetet në rrezik nga përhapja e mëtejshme e flakëve ndërsa banorët janë evakuuar. Mungesa e një helikopteri për ndërhyrje nga ajri e bën edhe më të komplikuar situatën.