Flakët po u afrohen banesave në Dukat, banorët të alarmuar bëjnë thirrje për ndihmë: Nuk kemi parë asnjë ndërhyrje me helikopter, rrezikohet i gjithë fshati

Flakët po u afrohen banesave në Dukat,…

Ditën e sotme zjarri në Dukat të Vlorës ka marrë një përhapje më të gjerë, për shkak të erës që është duke fryrë në të gjitha drejtimet duke rrezikuar kështu të gjitha banesat pranë dhe jetën e banorëve.

Banorët e fshatit të shqetësuar i bëjnë thirrje emergjencave të veprojnë sa më shpejt sepse zjarri ndodhet vetem 500 metra larg banesave dhe rrisku është shumë i lartë. Ata u shprehën se kanë parë vetëm një helikopter të veprojë në mal dhe jo pranë banesave dhe ai ishte pa kovë uji.

“E gjithë lagjia rrezikohet, i gjithë fshati, ka 4 5 ditë që ka rënë zjarr dhe kemi qëndruar jashtë pa fjetur. Kemi merak për ata që ruajnë bagëtitë sepse kemi dëgjuar britma lart dhe nuk e dimë se cfarë ka ndodhur pasi zjarri nuk po fiket.

Situata është alarmante, të gjithë shtëpitë rrezikohen, ske ku kërkon ndihmë. Mendoj se do shkojë edhe në Llogaraa dhe helikopteri ka ndërhyrë në mal, jo pranë banesave. Ne vetm një helikopter kemi parë dhe atë pa kovë uji, zjarri është 500 metra larg shtëpive”– u shprehën banorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit