Flakët shkrumbojnë kasollen dhe disa kafshë në Pukë

Flakët shkrumbojnë kasollen dhe disa kafshë në…

Një zjarr ka përfshirë një barakë në fshatin Mesul të Pukës, në njësinë administrative Gjegjan, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, kur flakët përfshinë objektin që shërbente si kuzhinë verore dhe strehë për disa kafshë.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur një lopë dhe dy dhi që ndodheshin brenda godinës, ndërsa pjesa e barakës e përdorur për gatim është shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.

Falë reagimit të shpejtë të banorëve dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve, u arrit të parandalohej përhapja e zjarrit në dy banesat përreth. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa dëmet materiale mbeten të konsiderueshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit