Të dashur ndjekës,
Ju kërkojmë ndjesë, por na duhet të fshijmë videon e “Nonës së Revolucionit”, të cilën e publikuam sot gjatë protestës para Kryeministrisë. Pamjet tregonin një të moshuar që protestonte duke ngjitur sticker-a “Rama ik” në mburojat e policisë. Por, me sa duket, kjo video shqetësoi më shumë disa revolucionarë sesa vetë pushtetin kundër të cilit pretendojnë se protestojnë.
Pas publikimit, një person pretendoi se ishte autori dhe kameramani i videos. Ne vendosëm ta fshinim materialin, por komunikimi u shoqërua me fyerje dhe kërcënime. Për më tepër, na u bë e ditur se videoja ishte raportuar në Instagram edhe nga persona të tjerë, përfshirë bashkëpunëtoren e tij.
Një gjyshe me disa sticker-a dhe gjithë ky mobilizim! Mirë se erdhët në revolucionin e butonit “Report”, ku armiku nuk është korrupsioni, por media që guxon të publikojë diçka jashtë axhendës suaj!
Personi në fjalë identifikohet me kampin e flamingove, grupimin e lidhur me Sorosin dhe mbështetjen politike ndaj Erion Veliajt. Prej kohësh, ky rreth kërkon të marrë nën kontroll protestën qytetare dhe ta orientojë sipas interesave të veta politike. Në skenën e tyre publike shfaqet edhe Greta Thunberg, ndërsa një nga objektivat që promovojnë është nxjerrja e Lali Erit nga burgu. Pra, nga një protestë kundër pushtetit, duan të ndërtojnë një kauzë për shpëtimin e një politikani!
Ironia është se po përdorin të njëjtën metodë presioni përmes raportimeve ndaj mediave që kemi parë nga Edi Rama në vitin 2019 dhe më pas nga Erion Veliaj. Duket se ish-shefi dhe ish-bashkëpunëtori i tij kanë lënë pas jo vetëm një model qeverisjeje, por edhe disa nxënës të zellshëm në përdorimin e butonit “Report”.
Por ku ishin këta zëra kur Veliaj ishte në zyrën e tij? Ku ishte revolucioni kundër aferave dhe abuzimeve që i atribuoheshin? Pse nuk i dëgjuam të denonconin Lalin kur ishte në pushtet? U kujtuan për të vetëm pasi përfundoi në burg. Tani duan që e gjithë protesta të sillet rreth fatit të tij, ndërsa qytetarët që kanë dalë për hallet e tyre të bëhen figurantë në axhendën e tyre.
JOQ nuk kërkon lirimin e Erion Veliajt. Përkundrazi, duam që edhe Edi Rama t’i bashkohet në burg, nëse përgjegjësia e tij provohet para drejtësisë. Prej 17 vitesh kërkojmë që çdo politikan që ka abuzuar me pushtetin të japë llogari, pa dallim partie, krahu apo emri. Nuk kemi hajdutë të preferuar dhe as padronë politikë.
Ky është Revolucioni i Shqiponjave, jo i flamingove! Protesta është e shqiptarëve, jo e Sorosit, e Greta Thunberg, e Veliajt apo e ndonjë klani që kërkon ta përvetësojë. Ne nuk duam të ndërrojmë një padron me një tjetër. Duam që të gjithë të japin llogari para drejtësisë.
Videon mund ta fshini me raportime, por protestën nuk mund ta ktheni në pronën tuaj dhe JOQ-në nuk mund ta vini në rresht!
