Flamur Golemi i bën DISS Safet Gjicit, blen mish 25 MILION Lekë!

Flamur Golemi i bën DISS Safet Gjicit,…

Nëse keni qeshur e jeni shkulur nga një video e shpërndarë në rrjet ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici pyeste qytetarët e Kukësit se si e kishin mishin, frymëzuesit të shumë memeve këtë radhë i ka dalë një kundërshtar i fortë që duket se ia merr “për mish”. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Golemin, i cili ka hapur një tender për blerje mishi për bashkinë e Gjirokastrës. Fitues ka dalë MC Catering i Gentjan Prençit, i cili e ka përfituar tenderin me pothuajse 100% të vlerës të Fondit Limit.

Ky tender është klasifikuar me Flamur të Kuq, për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Në lidhje me këtë procedurë prokurimi ka pasur edhe nga ankesa nga operatorët tjerë konkurrues, por gjithsesi Prençit i është dhënë ky tender megjithëse ka ofruar vlerën më të lartë ekonomike, shkelje e drejtpërdrejtë e rregullit parimor të Prokurimeve Publike, për të minimizuar kostot e shpërdorimit të parave publike.

Rikujtojmë se Prençit i është edhe një tender më vlerë 50 Milion Lekë nga bashkia e Durrësit gjatë kohës së pandemisë, me negocim të drejtpërdrejtë. Në bashkëpunim me EGLENTi shpk dh REGLI SHPK, kjo kompani ka përfituar 9 tendera me objekt “ushqime” me një vlerë mbi 2.3 Miliard Lekë pa TVSH.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit