Flamur Noka: Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba oligarkëve, rrinin pas dere për të mbushur thesin

Flamur Noka: Basha dhe Bardhi u vendosnin…

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe deputetin, Gazmend Bardhi se sulmonin oligarkët.

Noka shprehet se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.

Deputeti tha se Basha dhe Bardhi rrinin pas dyerve të për të mbushur thesin.

Më tej, ai shtoi se me Sali Berishën në kry të PD-së është sulmuar çdo oligark.

Sipas tij, vetëm Berisha ka sulmuar aferat korruptive.

Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?

Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, theksoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit