Flamur Noka: Do fuqizojmë PD

Flamur Noka: Do fuqizojmë PD

Flamur Noka është shprehur se për momentin protestat nuk janë primare, pasi sipas tij kryesorja është forcimi i Partisë Demokratike. Noka u shpreh se grevat janë pika e dytë e aksionit.

Agjenda e opozitës për këtë vjeshtë është më se e qartë: fuqizim dhe energjizim i strukturave të PD, përgatitja për primaret si risi madhore në politikën shqiptare dhe përgatitja për përballjen, ku do të ketë protesta, greva.Fuqizimi i strukturave prevalon mbi të gjitha. Primaret dhe protestat, ku përfshihen grevat, janë pika e dytë e aksionit, që do të thotë se do të jenë paralel me njëra- tjetrën, pa ndikuar tek njëra-tjetra“, tha ai.

Më tej, Noka tha se kemi të bëjmë me një regjim që bën presion dhe kontrollon mediat.

Sipas tij, qeveria po e varfëron dhe shpopullon vendin.

I pyetur nëse çadra si në 2017 është opsion, Noka tha që ajo metodë ishte dështim.

Kjo është qeveria më armiqësore ndaj shqiptarëve. Kemi të bëjmë me një regjim që ka kapur ekzekutivin, legjislativin, bën presion dhe kontrollon mediat, ka kapur edhe drejtësinë, që është shndërruar degë e ekzekutivit, ka kapur presidentin. Është një qeveri që po shpopullon këtë vend dhe po e varfëron. Me një regjim zgjidhja është përballja me të gjitha format e ligjshme.Çadra tregoi se është një formë që dështoi. Nuk futet Sali Berisha dhe PD në çadër”- shtoi Noka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit