Flamur Noka në krah të Berishës: Po ushtrohet presion dhe shantazh

Flamur Noka në krah të Berishës: Po…

Deputeti i PD-së Flamur Noka, është deklaruar sërish në krah të Berishës.

Ai deklaroi se Kuvendi i kësaj partie do të mblidhet dhe nuk do të ketë përplasje në kampin blu.

Në një prononcim për mediat, Noka foli për një presion që sipas tij Basha po u bën krerëve të degëve në rrethe që të mos hapin dyert për liderin historik të PD-së Sali Berisha.

“Ajo që i bëra me dije është se Kongresi i PD do mblidhet, Kuvendi do mblidhet, nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA-ve. Ky Kuvend do mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën e PD-së”, tha Noka.

Pyetje-Përgjigje

Pyetje: A u është bërë presion krerëve të degëve në rrethe që mos jenë në takim me z.Berisha?

Noka: Ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtuesit duke i thirrur këtu, duke i presionuar dhe duke u ushtruar shantazh për të mos i hapur dyert liderit historik të PD-së. Kjo është thjesht e turpshme, por neveritshme, tregon panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratvve.

Pyetje: A i frikësoheni një përjashtimi?

Noka: Kam 30 vjet në këtë parti, kam ardhur që fëmijë. Po të ishte për interesat e mia do isha një mjek onkolog, nuk do kisha asnjë përçarje. Ajo që më dhemb është fati PD-së. Basha me atë vendim i dha një goditje fatale PD-së. Këtu po shkohet drejt instalimit të një sistemi politik të modelit kinez, ku opozita emërohet dhe drejtohet nga mazhoranca.

Pyetje: A rrezikojnë demokratët të shkojnë në përplasje?

Noka: E para, asnjë përplasje, asnjë përçarje nuk do të ketë. Sepse shumica absolute e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Prandaj e mori vendimarrjen natën, në mënyrë okulte dhe individualisht. Foltorja po i bashkon demokratët.

Pyetje: A ndihni të tradhtuar nga kolegët që kanë dalë pro Bashës?

Noka: Kanë qenë të detyruar. I keni parë si kanë dalë, më fytyrë të zbehtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit