Flamur Vezaj: Ju tregoj këtë shef komisariati civil që dhunoi gazetarin Alfred Lela

Flamur Vezaj: Ju tregoj këtë shef komisariati…

Mediat kane zbuluar dje emrin e shefit te komisariatit që dhunoi Alfred Lelën.

Sot Flamur Vezaj tregon se kush është ai:

“Ky eshte Altin Lila shefi i Komisariatit nr.5 ne Tirane qe ndodhet ne Kamez! Ka mbi 8 muaj qe mban kete detyre pas promovimit qe i beri drejtori i ri i Tiranes, Rebani Jaupi! Para se te emrohet ne kete detyre mes tjerash ka mbajt detyren e shefit te sektorit te vrasjeve ne Drejtorin e Tiranes! Sektor qe ka qindra vrasje te pazbardhura nder vite! Por pavaresisht kesaj, Lila shkelqeu ne servilizem ndaj shefit te ri Jaupaj, i cili nuk ngurroi ta promovoje ne detyren shefit te Komisariatit! E ky i fundit per te treguar besnikerine ndaj shefit turret si lac rruge drejt protestuesve dhe gazetarit Alfred Lela bashke me vartesit e tij! Imagjinoni kur nje shef Komisariati vepron ne kete forme cfare do bejne vartesit e tij! Nderkohe qe shefi duhet te jete shembull i qytetarise, edukates, disiplines etj etj ne respektim te te drejtave te njeriut! Por veprimet e tij kthyen edhe njehere kohen kur shefat e Komisariateve silleshin si gangster neper rruget e Shqiperise”!

/Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit