Flamuri kuqezi valëvitet i grisur në mes të Tiranës

Flamuri kuqezi valëvitet i grisur në mes…

Një qytetar, i cili ka ardhur për pushime në Shqipëri, ka denoncuar gjendjen e flamurit kombëtar që valëvitet në Sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës.

Në pamje mund të shihni se si flamuri shqiptar është i grisur dhe i copëtuar, ndërsa fijet e tij varen poshtë, një pamje që nuk i ka aspak hije kryeqytetit dhe simbolit më të rëndësishëm kombëtar.

Duhet thënë se bëhet fjalë për një flamur të vendosur në zemër të Tiranës dhe jo në periferi apo në ndonjë godinë shtetërore të lënë pas dore, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.

Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për zëvendësimin e flamurit, duke kërkuar që jo vetëm në Tiranë, por në çdo institucion shqiptar, të valëvitet një flamur i denjë, siç i takon simbolit kombëtar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit