Flamurtari dhe Luftëtari bien matematikisht, ja sa vite kishin pa zbritur në Kategorinë e Parë këto 2 skuadra

Flamurtari dhe Luftëtari bien matematikisht, ja sa…

Pas humbjes ndaj Skënderbeut, Flamurtari zbriti edhe matematikisht nga Kategoria Superiore. Vlonjatët kanë grumbulluar 11 pikë në 28 javë kampionat, duke qenë të fundit në renditje. Vendi i tetë është 38 pikë dhe kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, nuk ka asnjë shans matematikor.

Për herë të fundit që ka rënë nga Superiorja ishte në sezonin 2003-2004. Më pas në sezonet 2004-2005 dhe 2005-2006 luajti në Kategorinë e Parë, për t’u kthyer në elitë në sezonin 2006-2007. Prej 14 sezonesh radhazi militoi në Superiore, madje fitoi edhe dy Kupa të Shqipërisë, por sot vulosi dështimin për t’u kthyer në inferiore.

E njëjta gjë edhe për Luftëtarin e Gjirokastrës, që kthehet në të Parën pas katër sezonesh radhazi në Superiore, ku vetëm dy vite më parë luajti edhe në Europë. Për herë të fundit në Kategorinë e Parë, gjirokastritët kanë milituar në sezonin 2015-2016, ku morën edhe trofeun atë kampionat. Kur mbeten 8 ndeshje për këtë sezon, Luftëtari është i parafundit me 14 pikë, 24 më pak se Vllaznia dhe Partizani.

Gjirokastritët kanë rënë matematikisht edhe pse janë 24 pikë në lojë, sepse kanë bilanc negativ në tri faza ndaj të kuqve (3 humbje) dhe shkodranëve (2 humbje dhe një barazim). Ky kampionat ka nxjerr në pah probleme të theksuara ekonomike në aksin Vlorë-Gjirokastër, prandaj dhe dy klubet me traditë në Shqipëri kanë degraduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit