Flasin banorët për vrasësin dhe rrëmbyesin e fëmijës 8 vjeçar: Ishte drogaxhi

Flasin banorët për vrasësin dhe rrëmbyesin e…

Detaje shokuese vijojnë të zbulohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fier, e cila i ka tronditur të gjithë.

Fqinjët të cilën gjetën trupin kanë folur edhe për rrëmbyesin dhe vrasësin e fëmijës, duke thënë se ai ishte përdorues i drogës.

Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani 38-vjeç ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe. Ngjarja e sotme ishte një tragjedi e paralajmëruar.

Policia njoftoi se rreth orës 15:30 nëna e fëmijës me inicialet F. V. ka bërë denoncim se djali 8-vjeç nuk ishte kthyer në banesë.

Policia ka nisur kontrollet në terren dhe në bazë të dyshimeve ka kontrolluar shtëpinë e fqinjit Klodian Çalamani ku brenda saj ka gjetur trupin e pa jetë të fëmijës dhe të mbuluar me baltë.

Çalamani është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Hetuesit po marrin edhe dëshmitë e familjarëve nëse kishin konflikte me autorin.

Grupi hetimor dhe forca të shumta policie ndodhen në fshatin Greçalli për të zbardhur ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit