Flasin ekspertët e policisë: Pastrimi i parave në ndërtim, me bekimin e Bashkisë Tiranë!

Flasin ekspertët e policisë: Pastrimi i parave…

Pastrimi i parave po kryhet nëpërmjet favorizimeve në fushën e ndërtimit, shprehen ekspertët e policisë.

Sipas ish-drejtuesit të policisë, Arben Hajdarmataj, dhënia e lejes të ndërtimit bëhet me qëllim pastrimin e parave, me bekimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë.
Gjithë ky ndërtim që bëhet në Tiranë nuk është gjë tjetër veçse pastrim parash. Dhe ky bëhet me bekimin e Bashkisë së Tiranës dhe shtetit shqiptar se institucionet e kanë të thjeshtë që të bëjnë verifikimet e të ardhurave të bizneseve.

Sipas Hajdarmataj, kjo lidhet dhe me nismën e qeverisë për miratimin e amnistisë fiskale, sipas të cilit synohet që paratë e fituara nga aktivitetet kriminale, të ligjërohen në Shqipëri.

Unë kam edhe dyshimet që iniciativa e legalizimit financiare që do të bëjë kryeministri që t’i fusi këto para në banka dhe t’i bëjë të pastra por realisht unë mendoj që është gabim”, tha ai për Ora News.

Pak ditë më parë, Shërbimi Informativ Shtetëror publikoi një raport për vitin 2019, ku evidentoi biznesin e ndërtimit, pasuritë e paluajtshme dhe hoteleri-turizmin si sektorët mbizotërues për pastrimin e parave. Sipas raportit, zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit