Flasin familjarët e autorit që vrau 25 vjeçarin në Vlorë: Kemi frikë

Flasin familjarët e autorit që vrau 25…

Të shtunën kanë folur familjarët e Bledarit Selmanajt, djalit që vrau 25 vjeçarin Xhuljano Bullari në Babicë të Vlorës. Ata kërkojnë urdhër-mbrojtje, pasi kanë frikë nga një hakmarrjeje e mundshme.  Ata shprehen se djali i tyre Bledari është i sëmurë mendor dhe gjithmonë ka qenë problematik.

 “Prej 20 vitesh djali është i sëmurë mendor. Emrat që ai ka thënë nuk i njohim. Duam urdhër mbrojtje, kemi frikë. Deklaratat e tij nuk besoj se janë të vërteta. Nuk e mbroj djalin, por është i sëmurë”, tha nëna e autorit.

Ndërsa vëllai i tij ka vetëm 15 ditë që kishte dalë nga burgu dhe u shpreh se nuk ka informacion për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend.

“Nuk kemi pasur konflikte me asnjë. Kemi frikë të dalim nga shtëpia. Jetoj me frikë për ndonjë hakmarrje”, u shpreh i vëllai.

25-vjeçari Xhuljano Bullari u vra në 21 gusht në Babicë të Vlorës. Miku i tij Bledar Selmanaj u arrestua si i dyshuar për vrasjen e tij. Ai e ka mohuar krimin dhe ka dhënë disa dëshmi kontradiktore që mbeten për t’u vërtetuar nga hetimet e prokurorisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit