Flasin familjarët e vajzës që vdiq gjatë lindjes: Mjekët na dhanë dy versione, fillimisht thanë se pësoi trombozë, më pas atak

Flasin familjarët e vajzës që vdiq gjatë…

Familjarët e Elisabeta Lamajt, 30-vjeçares që ndërroi jetë në sallën e lindjes ditën e shtunë kanë deklaruar se mjekët iu kanë dhënë dy versione.

Pas kallëzimit që kanë bërë në polici për neglizhencën e mjekëve, familjarët shprehen se bluzat e bardha në metrnitetin e Fierit, fillimisht u kanë thënë se Lamaj ka pësuar trombozë, ndërsa më pas u kanë thënë se ka pësuar atak kardiak.

“Mjekët na kanë dhënë dy versione. Mjekët thanë në fillim se pësoi trombozë dhe më pas thanë se pësoi atak,”– janë shprehur prindërit e Lamajt dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si gardian në burgun e Fierit.

Elisabeta Lamajt ka ndërruar jetë të shtunën. Ajo është paraqitur në maternitetin e Fierit bashkë me familjarët e saj dhe ka bërë spinalen duke u përgatitur për lindje por më pas është ndjerë keq. Mjekët e futën në sallën e lindjes ku e reja ndërroi jetë, ndërsa foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Familjarët kanë kallëzuar mjekët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit