Flet djali i biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha: Do digjte makinat e “Salillarit” për 200 mijë euro

Flet djali i biznesmenit të vrarë Ruzhdi…

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gjet i vdekur dy ditë më parë në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

Dy vëllezërit Ferdinant dhe Pajtim Rrushi janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen.

Djali i viktimës ka folur dhe ka dhënë dëshminë në Polici. E.Hoxha, ka deklaruar se babai i tij bashkë me një person tjetër kishin marrë përsipër që të digjnin makinat e kompanisë “Salillari” dhe do të përfitonin 200 mijë euro. Por se kush ishte porositësi nuk ka të dhëna.

Djali ka dhënë informacione të shumta për aktivitetin e të atit si dhe njerëzit me të cilët shoqërohej në mënyrë që policia ta gjente sa më shpejt dhe të zbardhte ngjarjen.

Nga aktet në dosjen hetimore rezulton se më 24 tetor është paraqitur shtetasi Saimir Hoxha, një nga djmetë e viktimës, i cili ka pretenduar se “kanë humbur kontaktet me babain e tij që më 21 tetor dhe dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe”.

Më pas është paraqitur shtetasi E.Hoxha, djali tjetër, i cili ka deklaruar se babai i tij i kishte treguar se “së bashku me shokun e tij Gj. L., kishin marrë përsipër kundrejt pagesës 200 mijë euro të digjnin makinat e shoqërisë ‘Salillari’, të cilat ndodheshin në zonën e Marikaj, në afërsi të Vorës”.

Këtë punë ia kishte gjetur vëllai i shtetasit Gj.L. Ata kishin shkuar më datë 7 tetor në këto ambiente, por nuk kishin mundur të kryenin djegien e makinave.

Sipas dosjes Policore, për këtë ngjarje kishte dijeni dhe shtetasi E.Gj. Ky i fundit është në dijeni të një konflikti që ka pasur shtetasi Ruzhdi Hoxha me një shtetas të cilin e njeh vetëm me emrin Visi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit