Flet e afërmja e familjes Hysa: Gruaja ishte shtatëzënë, ka dhe një vajzë 4 muajshe

Flet e afërmja e familjes Hysa: Gruaja…

Dan Hutra ishte baba i një vajze 4 muajshe dhe priste të bëhej baba për herë të dytë. Me ish-gruan, ai kishte disa muaj që ishin ndarë për shkak të dhunës që 35-vjeçari dyshohet se ushtronte ndaj saj. Detajet e reja bëhen të ditura nga një e afërme e familjes Hysa.

Kushërira e babait të familjes Hysa bën me dije se ish-dhëndri i tyre vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe se që prej martesës, jeta e tyre në çift nuk ka funksionuar. Ajo thotë se të afërmit e saj janë një familje e vuajtur dhe që nuk shkaktonin probleme në komunitet.

Nuk na ka bërë vaki ndonjëherë. Vajza kishte konflikt me burrin, ishte i dhunshëm. Kanë një vajzë 4 muajshe dhe është shtatëzënë. Që kur janë martuar kanë pasur konflikte. Dyshohet se ai (autori) ishte me probleme të shëndetit mendor. E kam kushërirë babain e familjes Hysa” – tha e afërmja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit