Flet e dashura e George Floyd, tregon planet që kishin së bashku dhe fjalët e fundit që ia tha atij

Flet e dashura e George Floyd, tregon…

E dashura e George Floyd e cila u pa duke qarë pranë arkivolit të tij në ceremoninë e varrimit të tij, ka treguar se ata planifikonin të hapnin së bashku një restorant me emrin ‘Convict Kitchen’.

44 vjeçarja Courteney Ross gjithashtu ka zbuluar fjalët e fundit që ia tha atij, një ditë para se ai të humbte jetën.

Në një intervistë për DailyMail, Ross ka folur për marrëdhënien e tyre, duke treguar se herën e fundit që kishte folur me Floyd ishte një vit para vdekjes së tij.

Ajo tha se në fund të bisedës i kishte thënë atij: “Të dua”.

Ross, e cila menaxhon një kafene në verilindje të qytetit, thotë se Floyd dëshironte të kalonte pjesën e mbetur të jetës në Minneapolis dhe se ëndrra e tij ishte të hapnin restorantin e tyre.

Ajo thotë se aktualisht nuk e di se çfarë do të bëjë sepse ende po e vuan vdekjen e tij.

“Floyd e donte jetën, të gjitha ata që e takonin e pëlqenin”, shton ajo.

/Express

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit