Flet e ëma e 21-vjeçarit që vrau oficerin Hoxha: Pas divorcit qëndroi me xhaxhain në Lezhë

Flet e ëma e 21-vjeçarit që vrau…

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin ditën e djeshme, ka folur sot nëna e 21-vjeçarit Aldi Rama.

 Prej disa vitesh ajo është vendosur në Durrës dhe jeton me motrën e saj. Valbona Kolgjini, është shoqëruar pasditen e djeshme nga Policia, pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku djali i saj vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, ku ka dhënë dhe dëshminë e saj.

 “Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë ajo në polici në dëshminë e zbardhur nga gazetarja Haxhiaj për “BalkanWeb”.

Ndërkohë sot News24 ka qenë pranë banesës ku jetonte nëna e autorit në zonën e “Plazhit” në Durrës, por ajo nuk ka pranuar të flasë. Të vetmet fjalë që ka thënë jashtë kamerave, kanë qenë se në shtëpinë kanë hapur dyert e mortit për humbjen e djalit 21 vjeç.

“Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma. Megjithatë nuk dihet nëse ceremonia do të bëhet në Durrës apo në Lezhë nga xhaxhai i tij.

Prindërit e 21-vjeçarit ishin të divorcuar, teksa babai i tij mësohet se ndodhet në një burg në Greqi, i dënuar për vrasjen e një personi, të cilin e kishte prerë me sharrë.

Nëna e tij ka qenë në Greqi dhe atje ka pasur një martesë me një shtetas grek dhe më pas ishte kthyer në Durrës ku ka krijuar një tjetër lidhje. Në Durrës jeton në shtëpinë e motrës së saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit