Flet e ëma e vajzës së përdhunuar: I gjeti burri të zhveshur në koridor, ai kishte pirë

Flet e ëma e vajzës së përdhunuar:…

Valbona Grozdani, nëna e vajzës së përdhunuar në Rehovë, ka treguar për media ngjarjen e rëndë. Ajo thotë se bashkëshorti i saj ishte dëshmitar i rastit të përdhunimit, pasi sapo ka hyrë në shtëpi ka gjetur të zhveshur Elvis Rrapon.

Prindërit e vajzës kishin qenë duke punuar në tokat bujqësore në momentin që kryeplaku i fshatit kishte shkuar në banesën e tyre. Nëna e vajzës tregon se 29-vjeçari kishte qenë i pirë në momentin e kryerjes së aktit të turpshëm.

Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi. Edhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, por me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, por vajza nuk donte. Kur e gjeti burri ai iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, po ai iku e na shau. Skemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit” – tha e ëma e 23-vjeçares.

Ndërkohë e ëma e Elvis Rrapos nuk ka pranuar që djali i saj të ketë kryer përdhunimin, megjithëse thotë se djali i kishte ardhur i dehur në shtëpi.


Isha tek një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia” – tha Ervehe Rrapo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit