Flet familja: Shoku i qelisë i Astrit Deharit u helmua në burg

Flet familja: Shoku i qelisë i Astrit…

Më shumë se dy muaj kishte qëndruar në një qeli me Astrit Deharin. Naser Makolli kishte vuajtur dënimin me aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje prapa grilave në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku kishte ndërruar jetë Dehari.

Kjo kishte bërë që nga kjo qeli, ti largonin për në qendra të tjera të paraburgosurit e tjerë. Kështu, Naser Makolli ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjna.

Por, ende pa u bërë pesë muaj nga vdekja e Astrit Deharit, brenda qelisë së burgut vdiq edhe Makolli.

Sipas Shërbimit Korrektues, vdekja e Naser Makollit kishte ndodhur si pasoj e komplikimeve shëndetësore.

Por, me një version të tillë nuk po pajtohet Hysen Makolli, vëllai i Naserit. Ky dyshon si vëllai i tij ishte helmuar gjatë marrjes në pyetje. Hysen Makolli, thotë se vëlli i tij dinte shumë gjëra në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Makolli thotë se nga ajo që i kishte treguar vëllai i tij gjatë vizitave kanë qenë të frikësuar dhe për çdo natë kanë bërë roje. Ndërkohë e emocionuar ende për vdekjen e burrit është gruaja e Naserit, Syzana.

Ajo flet për një bllok të shënimeve që e kishte gjetur në teshat e bashkëshortit e në të cilin kishte një numër dhe adresë.

Tani, avokati i familjes Makolli, Tomë Gashi ka parashtruar kërkesë për nisje të hetimeve në Prokurorinë Speciale për këtë rast. Naser Makolli kishte vdekur në prill të vitit 2017.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit