Flet i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari, rrëfen momentet luftës me flakët: Shoferin e zuri gjumi

Flet i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari,…

I mbijetuari i aksidentit në Bullgari ka treguar detaje nga ngjarja e tmerrshme ku luftuan me flakët pas përpalsjes së autobusit.

Sipas tij, shkaku i aksidentit ishte se shoferin e zuri gjumi dhe nuk mundi të merrte kontrollin e autobusit.

 “Shoferin e zuri gjumi. Autobusi ka qenë në flakë, askush nuk ka mundur të dilte jashtë autobusit. Ka pasur ndalesë 100 km para se me mbërrit në kufi të Bullgarisë, kemi bërë një pushim janë ndërruar shoferët. Unë kam qenë 4 ditë me pushime me të fejuarën, jam nga Presheva. Nga viktimat më i vogli ka qenë nga 2 vjeç. Përveç meje janë hedhur edhe të tjerë nga dritarja. Koha ka qenë me shi. Aty kur i ka rënë bordurës i është çarë goma dhe ka marrë flakë përnjëherë. Shkaku ka qenë se shoferin e zuri gjumi. Për gjysmë ore muzika është ndalur dhe fëmijët nuk bënin më zhurmë. Unë munda të dilja nga dritarja  me të fejuarën. Njëri pas meje e provoi ta thyente me këmbë dritaren, por nuk u thye, unë mora cekiçin dhe e theva. E fejuara ka thyer këmbën, por pa rrezik”, tha ai.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të martën, tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit