Flet i plagosuri në Theth: E njoh autorin, e di pse më qëlloi

Flet i plagosuri në Theth: E njoh…

I plagosuri në Theth ka arritur të japë një dëshmi për BallkanWeb.

Gëzim Ndrezaj, i shtrirë në tokë dhe i plagosur në këmbën e djathtë, ka treguar se me autorin ishin konfliktuar për një cështje pune, të cilën ai e konsideron banale.

Ai thotë se autori i ka kërkuar që të bëj një punë, ndërsa ai s’ka pranuar pasi nuk ka pasur mundësi.

Në këtë moment, sipas 47-vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit