Flet kunati i Zhaneta Josifit: Më tha se po të shikoja Anisën, do e ndëshkonte Zoti

Flet kunati i Zhaneta Josifit: Më tha…

Dëshmi të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Kunati i Zhaneta Josifit, 56-vjeçares që u gjet e vdekur në Kombinat ka deklaruar se kishte një vit që nuk e takonte Anisën.

Për “News 24” ai ka deklaruar se  kunata me vajzën tjetër, Blerën nuk e kishin lënë që të takonte Anisën.

Sipas tij, ato i kishin thënë se nëse do e shikonte Anisën, këtë të fundit do e ndëshkonte Zoti.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën.

Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjetër më kanë thënë që se, ka mbushur ende afatin për të dalë.

Nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”,- ka deklaruar kunati.

Mëj tej ai deklaroi se familja Josufi ishte praktikante e “‘Dëshmitarëve të Jehovait” prej  shumë vite më parë dhe kontaktin e parë me këtë sekt e kanë marrë në Përmet.

Kunati ka deklaruar po ashtu se iu ka kërkuar që të hiqnin dorë nga praktikat e këtij sekti pasi bënin sakrifica shumë të mëdha dhe madje ka shkuar dhe në polici.

Mbërmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat.

Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital.

Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era.

Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit