Flet ministri i Brendshëm turk: Besojmë se Ozer nuk është larguar nga Shqipëria

Flet ministri i Brendshëm turk: Besojmë se…

Ministri i Brendshëm turk, Soylu ka dhënë një deklaratë përsa i përket të kërkuarit për skandalin me kriptomonedhat turke, Faruk Ozer.

Soylu tha se ata besonin se shtetasi turk Faruk Ozer, nuk ishte larguar akoma nga territori shqiptar dhe se tashmë janë shumë pranë zbulimit të vendndodhjes së tij. Ai shtoi se kishte besim se së shpejti mund të realizohej arrestimi i tij.

Kujtojmë se Faruk Ozer kërkohet prej kohësh nga policia turke pasi kishte mashtruar rreth 400 mijë persona duke arritur të marrë 2 miliardë euro dhe të largohet jashtë vendit.

Ky konsiderohet si mashtrimi më i madh i ndodhur ndonjëherë në Turqi. Për disa ditë me rradhë qarkulluan pamje të Ozer në një hotel të Tiranës ku kishte qëndruar për disa ditë. Ndërsa deklarata e sotme e ministrit turk, tregon se ai mund të mos jetë larguar nga vendi ynë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit