Flet motra e Neritan Liçaj: Ai nuk qau për veten, po për Shqipërinë

Flet motra e Neritan Liçaj: Ai nuk…

Aktori Neritan Liçaj është një nga personat që e mbrojti me shumë fanatizëm godinën e Teatrit Kombëtar nga shembja, mirëpo sot në mëngjes ai përjetoi një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

E pa ndërtesën që luftoi gjithë këtë kohë, ti prishej përpara syve pa mundur të bënte gjë, dhe madje u përlot dhe kur policia i vuri prangat.

Në lidhje me këtë skenë, ka folur edhe motra e aktorit, shkrimtarja Elvira Dones.

Ajo ka thënë se lotët e vëllait nuk ishin për veten e tij, po për Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve.

Reagimi i motrës së Neritan Liçaj t:

E kam parë vëllanë tim të dashur duke qarë vetëm një herë: kur babai ynë vdiq.

Ai është një njeri i pastër, vëllai im, i sinqertë. Dy orë para arrestimit fola në telefon, ai ishte shumë i lodhur dhe i qetë. Tani shoh këto lot. Më në fund e liruan dhe unë qaj me të. E njoh mirë, nuk qan për veten e tij. Ai qan për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ata janë lotët e një njeriu të dashur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit