Flet motra e shqiptarit të vrarë në Greqi: Ne ende nuk e dimë të vërtetën

Flet motra e shqiptarit të vrarë në…

Ka reaguar sot për herë të parë familja e Pëllumb Islamit, 39-vjeçari që u vra pak ditë më parë në Athinë. Motra e viktimës shprehet se ata ende nuk e dinë të vërtetën e ngjarjes. Ajo thotë se i vëllai nuk kishte asnjë lidhje me autorët, pasi kishte shkuar në lokal thjesht për një kafe. Ndërsa mes lotësh shprehet se për fat të keq “Zoti këtë herë nuk ishte me të” dhe Pëllumbi nuk iu shpëtoi dot plagëve të marra.

 “Zoti nuk ishte me të. Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur, kishte shkuar për të parë ndeshjen dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të. Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën”, u shpreh ajo.

Ndërsa policia greke po vazhdon kërkimet për të vënë në pranga autorët, të ë afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit të ndjerit. Kujtojmë se Islami vdekur pas sherrit të ndodhur mesnatën e së martës (21/2) në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Joni.

Sipas informacioneve, grupi prej shtatë shqiptarësh, pas të shtënave në kafenenë e rrugës Kastamonis, është arratisur me xhipin luksoz argjendi dhe një mjet tjetër dhe mbeten të zhdukur. Mendohet se ata mund të kenë kaluar kufirin dhe janë fshehur në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit