Flet nëna e 46 vjeçarit të zhdukur në Sarandë, “Shteti të më gjejë djalin”

Flet nëna e 46 vjeçarit të zhdukur…

Në banesën modeste në fshatin Çukë të Sarandës ka pllakosur heshtja dhe sytë janë nga dera e nga telefoni. 

Prej një jave djali i tyre, Leonard Thodhori  ka humbur kontaktet  dhe ende nuk dihet gjë për fatin e tij.

76 vjeçarja Evanthia Thodhori, e ëma e tij ka folur për mediat ku është shprehur se për herë te fundit e ka takuar djalin të enjten e 6 prillit. 

Të premten, në hyrje të Çukës kam vënë re makinën që përdorte djali të parkuar keq dhe çuditshëm buzë rrugës. Më bëri habi ai lloj parkimi. Kam pyetur dhe kam kërkuar për djalin por nuk e gjeta dhe askush nuk dinte gjë. Edhe banorë të fshatit më thanë që ishte e çuditshme si ishte lënë ashtu makina. Makina ishte e marrë me qera, nuk ishte e tij. Kur erdhi pronari i kompanisë për ta marrë, mezi u hap”, u shpreh ajo.

Leonardi, 46-vjeçar rezulton i zhdukur çuditërisht bashkë me të rezulton edhe shoku i tij Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, me origjinë nga Fieri por prej vitesh banues në Sarandë e pronar i një biznesi në Ksamil.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit