Flet nga burgu piloti vrasës i Carolinës: Jam i lumtur për kujdestarinë e vajzës

Flet nga burgu piloti vrasës i Carolinës:…

Vrasësi i Carolinës 20-vjeçare, ka folur në lidhje me lajmet e fundit që kanë qarkulluar për të.

Përmes mediave greke, ai ka komentuar veprimin e Prokurorisë për kujdestarinë e vajzës së tij, ndërsa dha sqarime edhe në lidhje me shpenzimet e varrimit të gruas së tij.

Sa i përket kujdestarisë së përkohshme të Lydia-s së vogël, piloti 32-vjeçar tha se ishte lehtësuar që vajza e tij do të rritet me familjen e Caroline në Alonissos.

Ai u shpreh:

Unë jam thjesht i lumtur. E di që nëna e Caroline e do shumë mbesën e saj dhe ajo do të rritet siç duhet në Alonissos.
Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi të sqarojë edhe lajmin për shpenzimet e varrimit.

Familja e Caroline nuk i ka paguar shpenzimet e varrimit por unë që të gjitha.
Por ai foli edhe për lajmet se ai kishte njohje me biznesmenin e tavernës “Kritikos” pasi së fundmi qarkulluan disa lajme se ai kishte njohje madje mund të kishte gisht edhe në ‘vetëvrasjen’ e tij.

Unë nuk kam asgjë për të thënë, ne nuk e njihnim njëri-tjetrin dhe unë kurrë nuk kam qenë në lokalin e tij.
Ndërsa në fund hodhi poshtë edhe lajmet nga mediat britanike se Caroline kishte një ditar, duke shtuar se kjo është e pavërtetë dhe se një ditar i tillë nuk ekziston.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit