Flet pas ngjarjes barbare i ati i Rudolf Nikollit: Çuni im fal 10 vakte, e boni këtë gafë në vend të shenjtë!

Flet pas ngjarjes barbare i ati i…

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme tek xhamia “Dine Hoxha”, ka folur për mediat i ati i Rudolf Nikollit. Ai ka rrëfyer se i biri ishte konvertuar nga katolik në mysliman. Më pas kishte pësuar një krizë mendore dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë dhe nuk merrte ilaçet rregullisht. Ai nuk e ka lënë të birin të kurohej plotësisht në spital dhe e ka marrë sërish në shtëpi, e për këtë ka kërkuar falje.

“Unë jam katolik por myslimanët i respektoj. Jetojmë në kushte të vështira. Djali u lidh me një hoxhë dhe falej në xhami. Filloi çuni duke u fal. Vazhdoi shkollën e çova për frëngjisht në Tiranë. Maroi gjimnazin, boni ja dy vjet, nuk i mbaroi të gjitha. Merrej me këto picat, tu bo pica në Tironë, u bo shumë i mirë. Iku erdhi këtu dhe më mori edhe ato lekët që kisha unë edhe hapi një biznes në Peshkopi dhe takoi çdo lloj robi, mjekroshësh, nga Maqedonia. Çuni im fal 7-8-10 vakte. Djali shkoi njëherë në Maqedoni, takonte myslimanë. Kur u kthye nga Maqedonia kaloi në depresion. I bëra letrat që të shkonte në Itali, e kthyen në aeroport. E boni këtë gafë në vend të shenjtë, nuk është mirë me shëndetin dhe nuk kishte asnjë lloj arsye. I thashë çuni është bo mysliman dhe i thashë kam qef me e mor unë në shpi. Çuni më tha jam shumë në rregull nuk shkoj më në spital. I thashë pi ilaçet, më tha do ti pi. Shkoj unë shof se nuk i kishte pi. Shkoj me rregullu muhabet me çunin që ishte ngatërru në terminal. Një nga fëmijët më të mirë e mi, nga Klosi! E kaloi Covidin me shumë stres. Nga Viti i Ri e deri më tani u bë 5 herë që shkon në spital. Kësaj radhe i ka vu kujën për mu. Unë e kam fëmijë dhe nuk kam ku ta çoj…”- është shprehur ai ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit