Flet për herë të parë kryenegociatori Mazi: Negociatat shans i madh, por kemi sfida të mëdha përpara

Flet për herë të parë kryenegociatori Mazi:…

Sfida mjaft të mëdha na presin përpara” Flet për herë të parë pas emërimit në postin e kryenegociatorit të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi.

I pranishëm përmes video telefonatës në tryezën e  Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Zef Mazi pranoi se procesi i bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i vështirë por do të jenë një shans i madh që mund të arrihet vetëm nëse punojnë të dedikuar dhe sillen si profesionistë.

Zef Mazi:  “Rruga që ka marrë përsipër vendi ynë ka nisur 20 vite më parë që në samitin e Selanikut. Është një punë mjaft e madhe dhe do të ketë sfida mjaft  të mëdha përpara. Këto sfida nga çdo institucion, përfaqësues i lartë  apo dhe për vetë ekipin negociator do të kenë rëndësi të pallogaritshme.  

Zoti Mazi siguroi se grupi negociator është profesionist dhe do punojë me përkushtim.

Zef Mazi: “Grupi negociator që unë do të kem nderin të drejtoj është me njohuri shumë të larta profesionale dhe me përvoja të gjatë në procesin e integrimit. Grupi ka një mandat të qartë, dedikim profesionalizëm ekspertizë dhe ka bindjen se gjithçka që do të bëjmë do të jetë në të mirë të vendit tonë”

Shansi i madh

Zef Mazi:  “Këto do të jenë negociatat më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria. Ky shans i madh dhe nder që na u bë duhet të na motivojë që të vendosim të gjithë energjitë tona ta çojmë me sukses përpara këtë besim. Kjo punë do të arrihet të kryhet mirë e me cilësi nëse ne do të jemi të koordinuar të flasim në një zë, të jemi të dedikuar dhe të flasim si profesionistë. Me përkrahjen e ndihmën e të gjithë institucioneve të vendit, Shpiqërisë civile dhe të gjithë faktorëve që kanë peshë, unë e grupi negociator nuk do të kursejmë energjitë dhe përvojën e njohuritë tona për ta çuar përpara këtë objektiv”

Komisioni Europian pritet të paraqesë kornizën e negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së, por hapja e këtyre kapitujve të parë do të ndodhë vetëm pas plotësimit të disa parakushteve. Këto parakushte, që lidhen nga ngritja e institucioneve të drejtësisë e deri tek luftimi i korrupsionit, bëjnë që koha e mbledhjes së konferencës së parë ndërqeveritare të mos ketë afat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit