Flet profesoresha e QSUT: Ja rezultatet e 8 mijë testeve serologjike

Flet profesoresha e QSUT: Ja rezultatet e…

Profesoresha Vjollca Durro nga Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT, është shprehur se janë kryer mbi 8 mijë testime serologjike.

“Deri dje, më datë 7 Korrik 2020 në labortatorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 8020 testime serologjike (IgG dhe IgM) që do të thotë testime të kryera në 4010 individë. Testimi serologjik për SARS COV2 përfshin testimin për antitrupat IgG dhe IgM, pra siç kuptohet qartë, një person kryen dy teste serologjike për antitrupat ndaj SARS COV2”, u shpreh prof. Durro.

“Rezultatet e deritanishme tregojnë se përqindja e pozitivitetit është 5.6%, çka tregon se nuk ka përqindje të lartë të antitrupave tek bluzat e bardha”, shtoi Durro.

Testet serologjike kanë nisur prej disa javësh te personeli mjekësor, që ndodhen në vijën e parë të betejës me koronavirusin, dhe tregojnë nëse ata kanë antitrupa ndaj virusit të rëndë.

Burimi: BalkanWeb | /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit