Familja nga Kosova u shua nga kërpudhat, roja i rezidencës: Iu thashë të mos i hanin

Familja nga Kosova u shua nga kërpudhat,…

Është zbardhur akt-ekspertiza e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti, nga Gjilani i Kosovës, por rezident në Gjirin e Lalëzit në Durrës, të ciët ndërruan jetë pas helmimit me ushqim.

Pas kqyrjes së trupit të viktimave, ekspertët mjeko-ligjore bëjnë me dije se shkak i vdekjes është helmimi i shkaktuar nga kërpudhat.

Mësohet gjithashtu se ekspertët kanë marrë në analizë edhe kërpudhat e gjetura në banesën e të ndjerëve për të parë nëse ato janë helmuese apo jo.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në kamerat e sigurisë së rezidencës janë konstatuar familjarët duke hyrë me qese me kërpudha në duar.

Nje detaj ky i deklaruar edhe nga punonjësi i sigurisë që qëndronte në hyrje të rezidencës. Ai ka deklaruar se ka pasur një komunikim me familjarët dhe si banor i zonës i ka këshilluar të mos i konsumonin ato kërpudha pikërisht prej faktit se kërpudha të tilla cilësohen si më helmueset.

“I pashë që po hynin me qese me kërpudha në dorë, dhe iu thashë që të mos i konsumonin, pasi janë nga më helmueset”, është shprehur jashtë kamerave roja i rezidencës ku qëndronin tre shtetasit nga Kosova.

Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti pasi shfaqën shejat e helmiimit u drejtuan në qendrën shëndetësore në Manëz, ku pas trajtimit u rikthye në banesë.

Gjendja e tyre u përkeqësua sërish ku i janë drejtuar spitalit të Durrësit, i cili i përgatiti me urgjencë për t’i transportuar drejt QSUT-së për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit