Flet sërish komisioneri i zgjerimit: Reformë me marrëveshje të të gjitha palëve

Flet sërish komisioneri i zgjerimit: Reformë me…

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i pyetur sot në Bruksel për çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri dha këtë përgjigje: Reformë me marrëveshjen e të gjitha palëve

“Kam marrë disa informacione rreth dështimit të natës së mbrëmshme për të arritur një marrëveshje. I inkurajoj të gjitha palët pjesëmarrëse, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje.

Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të realizohet. Pa të është shumë e vështirë për të ecur përpara dhe do të ishte për të ardhur keq që të çohej dëm ky momentum që ne kemi arritur mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare. Kështu që i kërkoj të gjithëve të punojnë për një marrëveshje. Ne kemi nevojë për atë marrëveshje dhe shpresoj që kjo marrëveshje të realizohet në orët apo ditët në vijim. Kjo është thelbësore”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit