Flet shefi i hematologjisë: Mjeku Arjan Pushi vdiq në duart e kolegëve

Flet shefi i hematologjisë: Mjeku Arjan Pushi…

Një lajm i trishtë u raportua ditën e sotme, ku mjeku hematolog Arjan Pushi humbi jetën si pasojë e Covid-19, duke u bërë viktima e parë nga rradhët e bluzave të bardha për shkak të koronavirusit.

Në lidhje me rastin e rëndë ka folur edhe shefi i hematologjisë, Arben Ivanaj.

I ftuar emisionin “Mbrëmje në Abc”, Ivanaj tha se Pushi nuk kishte sëmundje të tjera, përveç hipertensionit të nivelit të parë.

I prekur nga vdekja e kolegut të tij, Ivanaj u shpreh mes lotësh se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Ai tha se mjeku Pushi kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi, ndërsa shtoi se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar në dy ditët e fundit.

Shefi i hematologjisë tha se Pushi u infektua me koronavirus në punë.

Ivanaj tha:

Ishte një humbje e papritur. Nuk kishte sëmundje të të rëndë përveç hipertension të nivelit të parë. por ky virus ëhstë i pabesë. Ishte një traumë për ne. Ishte traumë për të gjithë kolegët. Por sigurisht një traumë është për familjen e Arjanit. Kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi. Prej një jave ishte rënduar, dhe prej 48 orësh ishte i intubuar. Nuk arriti t’ja dilte. Arjani është pedagog i fakultetit të mjekësisë. Ka gati një vit që nuk punon me të sëmurët çdo ditë në pavion. Por është infektuar në punë. Vendi i infektimi, ku e mori kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është përkushtimi i tij në punë. Dosja e tij mjekësore nuk mund të bëhet publike. Arjani ka marrë mjekim më të mirë të mundshëm. Ai vdiq në duart e kolegëve, ata kanë thënë na fal Arjan se s’të shpëtuam dot, por këtë e thonë nga dhimbja. Arjani iku, fatkeqësisht na la. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit