Flet trajneri që goditi me shuplakë sportistet: Në një finale janë të pranueshme të gjitha

Flet trajneri që goditi me shuplakë sportistet:…

Ka reaguar sot për mediat, Romeo Xega, trajneri i cili u bë qëlloi me shuplake njërën nga lojtaret e ekipit të volejbollit dhe video u bë menjëherë virale. Në një deklaratë lidhur me këtë çështje ai ka thënë se vetë lojtarja ia kërkoi që ta qëllonte në formë stimulimi. Ndërsa u shpreh se në finale ndodhin këto gjëra.

‘Dua të sqaroj opinionin korçar dhe të gjithë Shqipërisë, në atë ndeshje nuk kemi pasur qetësinë që të luanim ndeshjen. Nga gjithë ndeshja 2 orë e 10 minuta, shkëputen 5 sekonda, ai që nuk është nga bota e sportit, duket realisht keq. Në një finale janë të pranueshme të gjitha, Rovena më tha që nuk ndihej mirë emocionalisht, dhe më tha a mund të më shkundësh. Me atë shuplakë, dhe unë më pas e kam pyetur si ndihej. Unë sërish i kërkoj falje të gjithë publikut, për mënyrën si u interpretua. Ekipi tashmë shkon drejt finales më kushte të pabarabarta’, shprehet Xega.

Ndërkohë edhe sportistet pranë tij janë shprehur e nuk kanë ankesa për trajnerin, pasi i trajton shumë mirë. Ato e konsideruan si të padrejtë “gjyqin” publik që i ëhstë bërë profesorit të tyre

“As shpullë nuk mund të quhet, është thjesht një tërheqje vëmendje, dhe këto na motivojmë ne që të vazhdojmë dhe të luajmë mirë, kemi nevojë që të na rikthehet motivimi. Asnjë prej nesh dhe familjeve tona nuk është ankuar, kemi një vit që shpenzojmë energjitë që të fitojmë kupën”, shprehet njëra prej sportisteve.

Ndërsa është marrë vendimi që këtij trajneri t’i hiqet përgjithmonë licenca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit