Flet vajza e biznesmenit të dhunuar: Grabitësit flisnin me kufje, më tha “pusho”

Flet vajza e biznesmenit të dhunuar: Grabitësit…

Rrëmbimi, grabitja dhe torturimi i biznesmenit Nazmi Çangu nga Nikla e Krujës i ka tronditur të gjithë dhe ka marrë vëmendje të madhe mediatike.

Ndërsa deri më sot ende nuk ka asnjë të arrestuar. Duket se autorët kanë qenë shumë të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë.

Vajza e biznesmenit në dëshminë përpara grupit hetimor ka rrëfyer se autorët komunikonin me kufje.

 “Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku” tha Xhelona Çangu.

Vajza e biznesmenit ka deklaruar para grupit hetimor se njëri prej autorëve ishte pa maskë. Ajo ka mundur ta shquaj atë. “Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur.

Na mori telefonat dhe i mbante në dorë. Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budalla”. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë” shprehet Xhelona Çangu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit