Flet vëllai i Etleva Kurtit: Motrën ma ka vrarë Dan Hutra, ka tentuar të më vrasë dhe mua

Flet vëllai i Etleva Kurtit: Motrën ma…

Është shokuese, tronditëse dhe në kufijtë e të paimagjinueshmes, por Dan Hutra ka kryer një masakër këtë të mërkurë në Tiranë. 40-vjeçari me rekord të mëparshëm kriminal, mund të ketë vrarë edhe Etleva Kurtin. Ajo u gjend e pajetë në oborrin e banesës në Kamzë, pak minuta pasi Dan Hutra zbrazi karikatorin e një kallashnikovi në familjen e ish-gruas, Elena Hysës.

Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm ka folur së fundmi për atë çfarë po ndodh në Tiranë dhe rreth vrasjes së të motrës. Ai ngre dyshime se motra e tij është vrarë nga Dan Hutra. Vladimir Kurti tregon se edhe ai vetë është është kërcënuar disa herë Hutrës në burg dhe kishte tentuar disa herë ta vriste.

Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”– tha Vladimir Kurti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit