Flijimi i nënës dhe bijave në Tiranë/ Ja konkluzioni i Prokurorisë për versionin e shkaktimit të vetëvrasjes

Flijimi i nënës dhe bijave në Tiranë/…

Dhjetë muaj pas ngjarjes së rëndë në kryeqytet ku policia gjeti të vetëflijuara dy pjesëtaret e familjes Josifi, Anisa dhe Zhaneta Josifi, dhe në gjëndje të rëndë pjestaren e tretë Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonje veprim kriminal apo të jenë shtyrë nga dikush.

Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.

Konkluzioni i organit të akuzës erdhi pas një hetimi të gjatë ne lidhje me këtë rast të pazakontë, ku në pyetje u morën shumë persona që kishin patur kontakte me të ndjerat si dhe u kqyren aparatet telefonike të tre pjestareve të familjes Josifi.

Sipas eksperteve ne telefonat e tyre nuk u gjetën të instaluara aplikacione te rrjeteve sociale dhe nuk u konstatua përdorimi i tyre ndërsa viktimat dhe Blerta Josifi nuk kanë patur komunikime me persona të tjerë por vetem me njera tjetrën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit