Flor Binaj bëhet baba për herë të tretë, emri i vajzës qenka kaq i veçantë

Flor Binaj bëhet baba për herë të…

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Florjan Binaj, ka bërë postimit më të bukur ndonjëherë. Në një postim në rrjete sociale, ai ka njoftuar së është bërë prind për herë të tretë. Gruaja e tij solli në jetë një vajzë.

Flori ka publikuar në rrjetin social “Instagram” foton e dorës së të voglës duke e shoqëruar edhe me një këngë të vjetër polifonike. Mes rreshtave ai ka zbuluar edhe emrin e të bijës, Vjosa, një emër mjaft i veçantë shqiptar.

Përmendim që aktori ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të nismës për kthimin e lumit Vjosa në Park Kombëtar.

Ai ka treguar se fëmijëria  e tij ka qenë e lidhur ngustësisht me atë lumë dhe se është dashamirës i natyrës. Andaj, duket se edhe vajzës i ka vendosur emrin Vjosa për këto arsye.

“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë”, shkruan ai krahas postimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit