Flori Mumujesi i bashkohet revoltës së artistëve për praninë e këngëtarit serb, në festivalin e Korçës

Flori Mumujesi i bashkohet revoltës së artistëve…

Shumë personazhe të njohur publik kanë bojkotur festivalin e Korçës, në të cilin do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb, Goran Bregoviç.

Në lidhje më këtë lajm, ka reaguar edhe këngëtari i njohur Flori Mumajesi përmes një deklarate.

Mumajesi shprehet se në Shqipëri ka mjaft artistë të talentuar dhe kërkon që Bregovic të ktheht andej nga ka ardhur, pasi nuk mund ta marrë dinjitetin e shqipëtarëve.

“Go Back Viç se nuk mundesh të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin. Go Back Viç se kemi Korin Lira dhe plotë artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë!”, shkruan Flori në një postim në Instagram.

Ndërkoh që nga ana tjetër, nënkryetarjae Bashkisë së Korçës është shprehur se ky festival do të vazhdojë sipas planit dhe Bregovic do të jetë i pranoshëm në festë.

“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregovic nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pasë pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ka thënë ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit