Floriana Garo lartëson emrin e Berishës: Lideri i duhur për të ngritur PD në piedestal

Floriana Garo lartëson emrin e Berishës: Lideri…

Zëdhënësja e “foltores” Floriana Garo ditën e sotme ka folur mbi marrëdhëniet që ka krijuar më kryedemokratin Lulzim Basha dhe  ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo nuk nguroi të fliste pa doreza për të dy politikanët. Kështu, për kreun e opozitës Lulzim Basha tha se që para zgjedhjeve të  25 prillit, nuk e pa fitoren tek ai.

Ndërsa për ish-kryeministrin pohoi se ka qenë dhe është lideri i duhur për të udhëhequr drejtimin e PD-së dhe për të ngritur në piedstal këtë forcë politike.

“Është kënaqësi të jem prezente në këtë ditë historike. Mungesa e shpresës i bën të gjithë të marrin rrugën drejt perëndimit. Kur vendosëm të ktheheshim ishte shkurti i acartë para fushatës së 25 Prillit. Besova te ndryshimi dhe besoj ende te ndryshimi. Jetesa në perëndim mund të jetë më e mirë por jo më e lumtur.

I ofrova Bashës të kontribuoj për PD. Fitorja nuk ishte qëllimi. Unë u zhgënjeva si të gjithë demorkatët. Kam besuar dhe besoj se vetëm Sali Berisha do na udhëheq të gjithëve në drejtimin e PD dhe në piedestalin e saj. Të jemi më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, që të provojmë pas kaq shumë kohësh shijen e fitores“, tha Floriana Garo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit