Florida/ Dallga 4,5 metra zhduk ndërtesat në bregdet

Florida/ Dallga 4,5 metra zhduk ndërtesat në…

Florida u godit disa ditë më parë nga Uragani Ian ku humbën jetën 83 persona.

Stuhia tropikale shkaktoi përmbytje dhe shkatërrim në jugperëndim të Florida-s, ndërsa më të prekura ishin Fort Myers, Fort Myers Beach dhe Cape Coral.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se uragani Ian “mund të jetë më vdekjeprurësi” në historinë e vendit.

“Gjuetarët” e stuhive, kanë vendosur kamera ne bregdetin e Fort Myers dhe pamjet e publikuara janë të tmerrshme.

Video nis me pamjen e qetë të një zone bregdetare në të cilën kalon edhe një autostradë, ndërsa më pas dallga e detit arrin deri në 4,5 metra dhe zhduk gjithçka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit