
Republikanët e Floridës kanë miratuar projektligjin për ndalimin e mediave sociale për të miturit nën 16-vje, një legjislacion që mbështetësit kanë thënë se do të mbrojë të rinjtë nga rreziqet në internet për shëndetin e tyre mendor.
Projektligji, që do të dorëzohet në tryezën e guvernatorit republikan Ron DeSantis pasi u miratua nga ligjvënësit të enjten, do të kërkojë që platformat e mediave sociale të mbyllin llogaritë e personave nën 16 vjeç dhe të përdorin një sistem verifikimi të palëve të treta për të kontrolluar ata që janë të mitur.
DeSantis, i cili muajin e kaluar shprehu shqetësimin për shkeljen e mundshme të ligjit mbi të drejtat e privatësisë, u tha gazetarëve të Premten se ai beson se media sociale është e dëmshme për fëmijët, por prindërit mund t’i mbikëqyrin.
“Unë mendoj se ju duhet të arrini ekuilibrin e duhur kur shikoni këto gjëra,” tha DeSantis. Masa u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e Floridës me një votim 108-7, vetëm disa orë pasi Senati i shtetit dha miratimin përfundimtar.