Florida, kanabisi do të shitet në stacionet e karburanteve

Florida, kanabisi do të shitet në stacionet…

Së shpejti mund të blini marjuanë teksa mbushni makinën tuaj. Lajmi u njoftua nga Green Thumb Industries, një prodhues kanabisi. Kanabisi do të shitet së bashku me produkte standarde si duhani dhe ushqimet.

Lajmet për pikat e karburanteve në partneritet me firmën e kanabisit u konfirmuan nga Ben Kovler, themeluesi dhe CEO i Green Thumb, i cili tha se partneriteti do ta bëjë “më të lehtë dhe më efikas për pacientët që të blejnë kanabis me cilësi të lartë si pjesë e përditshmërisë së tyre”.

Megjithatë, pronari i Circle K, Alimentation Couche-Tard theksoi se kanabisi nuk do të jetë në shitje në pikat e karburantit në vetvete, por në vend të kësaj do të disponohet në një dyqan të veçantë ngjitur me stacionet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit