Florida ndalon ndryshimin e gjinisë për adoleshentët me qasje LGBTI

Florida ndalon ndryshimin e gjinisë për adoleshentët…

Adoleshentët në Florida që do të kërkojnë trajtim mjekësor me qëllim bllokimin e pubertetit ose terapi të ndryshme hormonale, nuk do t’u jepet si shërbim. Guvernatori Ron DeSantis nënshkroi këtë të mërkurë një projekt-ligj që ndalon kujdesin mjekësor që ka për qëllim ndryshimin e gjinisë.

Projektligji po ashtu synon të shfaq pengesa edhe për të rriturit që duan të hyjnë në këto trajtime specifike mjekësore. Më shumë se 500 projektligje që prekin çështjet LGBTQ janë propozuar në të gjithë vendin dhe të paktën 48 janë miratuar. Në disa raste legjislacioni ka kërkuar të ngarkojë prindërit dhe mjekët për abuzim të fëmijëve nëse ata ofrojnë trajtim për të rinjtë transgjinorë.

Kjo do të nxjerrë jashtë ligjit përgjithmonë gjymtimin e të miturve. Dua të them se ata po përpiqen të bëjnë operacione të ndryshimit të seksit tek të miturit, duke u dhënë atyre bllokues të pubertetit dhe duke bërë gjëra që janë të pakthyeshme për ta,tha guvernatori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit