Florida ndalon sterilizimin, kirurugjinë, gjymtimin e fëmijëve ‘transgjinorë’

Florida ndalon sterilizimin, kirurugjinë, gjymtimin e fëmijëve…

Bordi mjekësor i shtetit amerikan të Florida votoi dje për të ndaluar praktikat sterilizimit e gjymtimit të fëmijëve në kuadër të politikës së kontestuar federale në SHBA për “konfirmimin e gjinisë.

Procedura të tilla të promovuara nga qeveria demokrate po kontestoheshin gjithnjë e më shumë, derisa publiku u ndërgjegjësua se ato po promovoheshin në gjerësisht ne shkolla te fëmijët, dhe kur u kuptua se deri ku arrinin doktorët amerikanë për të krijuar ‘klientë të përjetshëm’ e rrjedhimisht rrjedhën e të ardhurave të tyre, shkruan rrjeti konservator vendas Beitbart.

Bordi tha se vendimi bazohen në pakthyeshmërinë e trajtimeve dhe mjekimeve të përdorura (përkundër asaj që reklamohej nga doktorët) si dhe në numrin në rritje të adoleshentëve që kërkonin të riktheheshin në seksin e mëparshëm pas tranzicionit të imponuar në fëmijëri apo në adoleshencën e hershme. Vendimi i fundit i aplikohet fëmijëve në të gjithë shtetin, përfshi dhe ata që janë aktualisht duke kryer trajtime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit