Florjan Binaj shpërthen kundër Ramës: Nuk i bindem urdhrave të tua

Florjan Binaj shpërthen kundër Ramës: Nuk i…

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është një ndër ata që ka reaguar ashpër gjatë kësaj kohe për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria për pandeminë. Së fundmi, Bianaj ka reaguar përmes një statusi të postuar në rrjete sociale në të cilin shkruan se nuk pranon kurrsesi t’ju bindet disa urdhrave që shkelin të drejtat themelore të njeriut.

Aktori është shprehur se ai dhe qytetarët e këtij vendi nuk janë dele dhe nuk mund t’ju mohohet e drejta në asnjë lloj mënyre.

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele!”, ka shkruar Binaj në “Instagram”.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit